Sot nis java e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, me dy ndeshje në program gjatë ditës.
Në duelin e parë, Prishtina e Re do të jetë nikoqire e Drenicës, në një përballje mes dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.
Aktualisht, Prishtina e Re renditet në vendin e fundit me 28 pikë, ndërsa Drenica mban pozitën e shtatë me 35 pikë.
Ndërkohë, në kryeqytet zhvillohet edhe përballja tjetër, ku Prishtina pret Gjilanin.
Kryeqytetasit synojnë fitoren për të qëndruar brenda tri pozitave të para në tabelë, ndërsa Gjilani gjithashtu kërkon pikë të plota për të mbetur në garë për zonën evropiane.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00.