Ambasada amerikane për vizitën e Whitaker në Tiranë: Përcolli mesazhin e Trump për barrën e mbrojtjes së NATO, Shqipëria aleate e palëkundur - Gazeta Express
string(138) "ambasada-amerikane-per-viziten-e-whitaker-ne-tirane-percolli-mesazhin-e-trump-per-barren-e-mbrojtjes-se-nato-shqiperia-aleate-e-palekundur"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 18:46

Ambasada amerikane për vizitën e Whitaker në Tiranë: Përcolli mesazhin e Trump për barrën e mbrojtjes së NATO, Shqipëria aleate e palëkundur

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 18:46

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkruar për vizitën që ambasadori amerikan në NATO, Mathew Whitaker, ka zhvilluar në Tiranë.

Ambasada, thekson se, Whitaker, ka përcjellë mesazhin e ‘’fortë’’ të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi ”zhvendosjen e barrës së mbrojtjes së NATO’s’’, përcjell Gazeta Express.

Në postim thuhet edhe se, Shqipëria ka qenë aleate e palëkundur e NATO’s, një liderë rajonale në sigurinë kibernetike, dhe, në anëtare  themeluese e Bordit të Paqes.

‘’Ambasadori i Shteteve te Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, vizitoi sot Shqipërinë, duke përcjellë mesazhin e fortë të Presidentit Trump mbi zhvendosjen e barrës së mbrojtjes së NATO-s në takimet me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi dhe Ministrin e Financave Petrit Malaj. Shqipëria ka qenë një aleate e palëkundur e NATO-s, një lidere rajonale në sigurinë kibernetike dhe një anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Ne mund të bëjmë edhe më shumë me zbatimin e plotë nga Shqipëria të angazhimit prej 5% të PBB-së për Shpenzimet e Mbrojtjes sipas Konventës së Hagës’’, thuhet në postim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement