Hamza bashkë me deputetët e PDK-së bëjnë homazhe në nderim të akademikut Rexhep Qosja - Gazeta Express
string(85) "hamza-bashke-me-deputetet-e-pdk-se-bejne-homazhe-ne-nderim-te-akademikut-rexhep-qosja"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 10:31

Hamza bashkë me deputetët e PDK-së bëjnë homazhe në nderim të akademikut Rexhep Qosja

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 10:31

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza së bashku me deputë të kësaj partie kanë zhvilluar homazhe përkujtimore dhe ka shkruar në Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, raporton Ekonomia Online.

Homazhet do të mbahen deri në orën 16:00, ndërsa dita e sotme (24 prill) në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të tij.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Nipi i tij, Valjet Rexhepi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Qosja është varrosur të enjten në një ceremoni private familjare.

“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, ka shkruar Rexhepi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement