Oferta Kurtit ndaj PDK-së për pozitën e Kryetarit të Kuvendit, Hoxhaj: Gjë s’na vynë - Gazeta Express
string(81) "oferta-kurtit-ndaj-pdk-se-per-poziten-e-kryetarit-te-kuvendit-hoxhaj-gje-sna-vyne"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 7:27

Oferta Kurtit ndaj PDK-së për pozitën e Kryetarit të Kuvendit, Hoxhaj: Gjë s’na vynë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 7:27

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se partia e tij nuk ka interes për postin e kryetarit të Kuvendit, duke refuzuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti.

“Gjë s’na vyn neve pozita e kryeparlamentarit,” deklaroi Hoxhaj për Kosovapress, duke e cilësuar ofertën si joserioze dhe procesin për zgjedhjen e presidentit si të mbyllur.

Sipas tij, përgjegjësia për krizën politike bie mbi Kurtin.

“Në zgjedhje… shkojmë pse zoti Kurti nuk ka vullnet të qeverisë,” tha ai.

Hoxhaj paralajmëron thellim të krizës dhe “konflikt permanent institucional”, duke theksuar se mungesa e dialogut dhe kompromisit po dëmton funksionimin demokratik.

“Vendi dobësohet brenda dhe jashtë,” shtoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement