Hoxhaj takime në Forumin e Delphit, potencon mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën - Gazeta Express
string(81) "hoxhaj-takime-ne-forumin-e-delphit-potencon-mbeshtetjen-nderkombetare-per-kosoven"

Gazeta Express

23/04/2026 22:59

Hoxhaj takime në Forumin e Delphit, potencon mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën

Gazeta Express

23/04/2026 22:59

Gjatë pjesëmarrjes në Delphi Economic Forum në Greqi, ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një sërë takimesh me figura të rëndësishme ndërkombëtare nga politika dhe akademia.

Përmes disa publikimeve në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se në ditën e parë të forumit është takuar me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Amr Moussa, për të cilin ka theksuar mbështetjen ndaj Kosovës.

“Me Amr Moussa, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ligës Arabe dhe një nga mbështetësit e mëdhenj të njohjes së Kosovës nga Egjipti. Ishte kënaqësi e veçantë ta takoja në Forumin e Delphit”, ka shkruar ai.

Po ashtu, ai ka njoftuar për një takim edhe me ish-Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, të cilin e ka cilësuar si mik të rëndësishëm të Kosovës në Bruksel.

“Sot, në Delphi Forum, takova Herman Van Rompuy, ish-President i Këshillit Evropian dhe një nga miqtë e rëndësishëm të Kosovës në Bruksel”, thuhet në postimin e tij.

Në kuadër të forumit, Hoxhaj është takuar edhe me ish-ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, me të cilin ka diskutuar çështje që lidhen me zhvillimet në Evropë.

“Me mikun tim Evangelos Venizelos, ish Ministër i Jashtëm i Greqisë, në Delphi Economic Forum. Gjithmonë me vlerë shkëmbimi i ideve me një zë të respektuar në politikën evropiane”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime edhe me dy profesorë amerikanë, James Carafano dhe Charles Kupchan, duke i cilësuar diskutimet me ta si të vlefshme për çështjet strategjike ndërkombëtare.

“Gjatë qëndrimit në Forumin e Delphit, pata kënaqësinë të takoj dy miq të mi intelektualë amerikanë, profesorët James Carafano dhe Charles Kupchan. Shkëmbim me vlerë për zhvillimet ndërkombëtare dhe sfidat strategjike të kohës sonë”, ka shkruar Hoxhaj.

Në ditën e dytë të Delphi Economic Forum, Enver Hoxhaj pritet t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalim, si dhe të marrë pjesë në një panel diskutimi, ku do të trajtohen zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe sfidat strategjike në rajon dhe më gjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement