Gjatë ditës së sotme, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
“Zyrtarët policorë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, kanë ndaluar personin i cili rezultonte në kërkim. Gjatë kontrollit, të njëjtit i është gjetur edhe një armë zjarri”, njofton policia.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore, thuhet në njoftim.