Turizmi në rrezik: konflikti në Lindjen e Mesme kërcënon sezonin veror në Zvicër - Gazeta Express
string(79) "turizmi-ne-rrezik-konflikti-ne-lindjen-e-mesme-kercenon-sezonin-veror-ne-zvicer"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 20:19

Turizmi në rrezik: konflikti në Lindjen e Mesme kërcënon sezonin veror në Zvicër

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 20:19

Sipas një analize të sektorit, pas një sezoni dimëror shumë të suksesshëm, perspektiva për verën është bërë e pasigurt.

Shoqata e hotelerisë HotellerieSuisse ka ngritur alarmin se sezoni veror në Zvicër mund të jetë në rrezik për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas një analize të sektorit, pas një sezoni dimëror shumë të suksesshëm, perspektiva për verën është bërë e pasigurt.

Konflikti në rajon ka shkaktuar tashmë anulime të rezervimeve dhe një rënie të kërkesës për udhëtime, ndërsa turistët po rezervojnë gjithnjë e më vonë për shkak të pasigurive, transmeton albinfo.ch.

Më shumë se gjysma e bizneseve turistike raportojnë ndikime negative, sidomos në qytetet e mëdha, ku rënia e vizitorëve ndërkombëtarë është më e dukshme. Ndikimi lidhet edhe me ndërprerjet në trafikun ajror, veçanërisht në hub-et e Gjirit, të cilat janë kyçe për lidhjet me tregjet e largëta si Azia dhe Oqeania.

Ekspertët theksojnë se sjellja e turistëve ka ndryshuar: rritja e kostove të udhëtimit dhe shqetësimet për sigurinë po i shtyjnë shumë prej tyre të shtyjnë ose anulojnë pushimet, duke e bërë planifikimin shumë më të vështirë për bizneset.

Në këtë situatë, sektori i turizmit po kërkon diversifikim të tregjeve dhe klientelës, për të zbutur ndikimin e krizave ndërkombëtare dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement