Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se kërcënimet ndaj shtetit nuk janë vetëm të jashtme, por edhe të brendshme.
“Shteti nuk rrezikohet vetëm nga armiqtë e përbetuar… por edhe kur preken institucionet kushtetuese”, shkroi ai.
Tahiri kërkoi mbrojtje të institucioneve nga ndikimi politik.
“Këto institucione duhet të mbrohen me çdo kusht nga kapja politike”, theksoi ai.
Ai shtoi se mbrojtjen e institucioneve të pavarura e konsideron prioritet në angazhimin e tij parlamentar.