Wolfsburgu e zyrtarizon rikthimin e Rexhbeçajt - Gazeta Express
string(46) "wolfsburgu-e-zyrtarizon-rikthimin-e-rexhbecajt"

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 14:49

Wolfsburgu e zyrtarizon rikthimin e Rexhbeçajt

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 14:49

Elvis Rexhbeçaj do t’i japë fund eksperiencës tek Augsburgu në fund të këtij sezoni.

Wolfsburgu e ka zyrtarizuar rikthimin e yllit kosovar nga sezoni i ardhshëm, shkruan “Gazeta Express”.

Screenshot

“Elvisi po kthehet”, shkroi fillimisht klubi gjerman në rrjetet sociale.

“Pas katër vjetësh të kaluar ne Augsburg, Elvis Rexhbeçaj do të transferohet në Wolfsburg si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2030. Mezi presim të shihemi, Elvis”, shkroi tutje klubi nga Bundesliga gjermane.

“Me Elvisin po e rikthejmë një lojtar që e ka një lidhje të ngushtë me VfL Wolfsburg dhe me qytetin. Fakti që ai është angazhuar tek ekipi i jonë gjatë kësaj faze sportive të vështirë na bën edhe më të kënaqur. Përveç cilësive të tij futbollistike, ai dallohet për një personalitet të fortë që ndihet si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ai jep gjithçka në çdo ndeshje dhe merr përgjegjësi. Jemi të bindur se Elvisi do ta ndihmojë skuadrën me këto cilësi dhe mezi e presim rikthimin e tij në verë,” theksoi drejtori sportiv i klubit gjerman, Pirmin Schwegler.

Rexhbeçaj kishte luajtur në Wolfsburg para se të transferohej ne Augsburg, ku luajti me sukses në sezonet e fundit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement