Komisioneri BE-së për energji: Evropa do të përballet me një verë të vështirë me probleme të naftës - Gazeta Express
string(98) "komisioneri-be-se-per-energji-evropa-do-te-perballet-me-nje-vere-te-veshtire-me-probleme-te-naftes"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 9:19

Komisioneri BE-së për energji: Evropa do të përballet me një verë të vështirë me probleme të naftës

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 9:19

Evropa do të përballet me një verë të vështirë me mungesa të mundshme të karburantit dhe probleme të tjera të lidhura me naftën, dhe madje edhe skenari më i mirë do të jetë i vështirë, tha të martën komisioneri i energjisë i Bashkimi Evropian, Dan Jorgensen.

“Duhet të jem mjaft i drejtpërdrejtë dhe të them se edhe në skenarët më të mirë, nuk është një situatë shumë e mirë”, tha ai, duke folur në një aktivitet në Madrid, Spanjë. Edhe nëse lufta me Iranin do të përfundonte sot dhe Ngushtica e Hormuzit do të rihapej plotësisht – një perspektivë jo shumë realiste do të duhen më shumë se disa vite për t’u rikthyer në nivelet e prodhimit që kemi tani”, shtoi ai, siç raporton CNN.

I pyetur për mundësinë e vendosjes së një takse të jashtëzakonshme ndaj kompanive të naftës dhe gazit për të zbutur goditjen ndaj konsumatorëve,  siç bëri BE-ja në vitin 2022 gjatë luftës Rusi-Ukrainë – Jorgensen e hodhi poshtë këtë mundësi.

“Sa i përket naftës, është pak më ndryshe”, tha ai. Krahasuar me gazin natyror rus, nafta nga Lindja e Mesme kërkon “javë” për të mbërritur në Evropë.

“Vlerësimi im është se po përballemi me një verë që padyshim do të jetë e vështirë … Mund të përjetojmë probleme me sigurinë e furnizimit me karburant për avionë, ndoshta më vonë edhe me naftë”, tha ai, duke theksuar se linjat ajrore mund të ulin kërkesën duke mbyllur disa linja.

Ndërsa është e vështirë të parashikohet një skenar më i keq, ai dha një projeksion pesimist: “Nëse kjo vazhdon për shumë muaj apo edhe vite, po përballemi me një rend tërësisht të ri botëror dhe ndoshta me pasoja shumë, shumë të rënda ekonomike që shkojnë përtej vetëm sektorit të energjisë.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement