Maliqi: Nëse nuk e keni kuptu matematikën totalitare, 51% rrumbullakësohet me 100% - Gazeta Express
string(78) "maliqi-nese-nuk-e-keni-kuptu-matematiken-totalitare-51-rrumbullakesohet-me-100"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 7:00

Maliqi: Nëse nuk e keni kuptu matematikën totalitare, 51% rrumbullakësohet me 100%

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 7:00

Politologu Agon Maliqi ka reaguar me ironi ndaj bllokadës politike për të zgjedhur kreun e shtetit, duke e interpretuar situatën si pasojë të një logjike përjashtuese në ushtrimin e pushtetit.

Maliqi ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti dhe qasjen e partisë në pushtet ndaj numrave në Kuvend, ku fituesi i zgjedhjeve po sillet sikur shumica relative të përkthehet automatikisht në kontroll të plotë institucional.

Postimi i Maliqit:

Le të mbahen pa ndalim zgjedhje derisa Kurti të jetë edhe kryeministër, edhe kryetar Kuvendi, edhe President, edhe kryetar i Prishtinës, edhe kreu i Gjykatës Kushtetuese, edhe drejtor i ujësjellësit të Kllokotit, e deri edhe kryetar i shoqatës së gjuetarëve. Sepse nëse nuk e keni kuptu matematikën totalitare, 51% rrumbullakësohet me 100%.

Advertisement
Advertisement
Advertisement