Legjendat e Brazilit si Ronaldinho, Adriano dhe Kaká e rikthyen kohën pas duke dhuruar spektakël në një ndeshje miqësore kundër legjendave të Meksikës.
Edhe pse ishte vetëm një sfidë ekzibicioni, cilësia dhe klasi në fushë nuk munguan, shkruan “Gazeta Express”.
Gjithçka nisi pas rreth 15 minutash lojë, me një aksion që dukej sikur vinte direkt nga mesi i viteve 2000.
Ronaldinho, në rolin e tij të preferuar si organizator, e dhuroi një moment magjik duke e kaluar kundërshtarin me lehtësi dhe më pas asistoi në mënyrë perfekte për Adrianon.
QUE GOLAAAAAÇO DO DIDICO!!!
— Xsports (@xsportsbrasil) April 19, 2026
O Brasil abre o placar contra o México com essa dupla LENDÁRIA. Jogadaça do Bruxo e a categoria do Imperador! 1 x 0 Brasil!!!
📺 CONFIRA BRASIL X MÉXICO LEGENDS AO VIVO NA TV E NO YOUTUBE DA X!
Acerte na Xsports!#Xsports #Brasil #México #Legends pic.twitter.com/XfOLbcXRcw
Sulmuesi i njohur si “Perandori” nuk gaboi: me një prekje të klasit të lartë, ai realizoi një parabolë elegante mbi portierin, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke marrë duartrokitje nga publiku.
Pak më vonë, ishte radha e Kakás për ta marrë skenën.
Ish-fituesi i Topit të Artë e mori topin nga krahu i majtë, i dribloi dy mbrojtës me elegancën karakteristike dhe goditi saktë në këndin e poshtëm për ta dyfishuar avantazhin e Brazilit.
Pas golit, ai festoi duke e imituar një gjuajtje basketbolli, në nder të legjendës braziliane Oscar Schmidt, duke e shtuar edhe më shumë atmosferën festive të ndeshjes.
Megjithatë, pavarësisht spektaklit të brazilianëve, ndeshja nuk përfundoi me fitoren e tyre.
Legjendat e Meksikës reaguan shpejt: fillimisht shënuan për ta rihapur takimin dhe më pas arritën të barazonin.
Në pjesën e dytë erdhi edhe përmbysja, me protagonist Oribe Peralta, i cili e realizoi golin vendimtar për fitoren 3-2 të vendasve. /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...