Republika e Kosovës do të mirëpresë për vizitë zyrtare sot e nesër Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa të shtuara për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të paraparë dhe zhvillimin e aktiviteteve të agjendës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore. Këto ndërprerje do të jenë në intervale të shkurtra kohore dhe mund të shoqërohen me riorientim të trafikut në rrugë alternative.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë gjatë kësaj periudhe.
Vizita e Ambasadorit Whitaker vlerësohet si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Kosovës në kuadër të partneritetit strategjik dhe çështjeve të sigurisë në rajon.