PDK mbyll derën për Kurtin – Tahiri: Procesi për Presidentin ka përfunduar, s’pranojmë më diskutime - Gazeta Express
string(94) "pdk-mbyll-deren-per-kurtin-tahiri-procesi-per-presidentin-ka-perfunduar-spranojme-me-diskutime"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 7:05

PDK mbyll derën për Kurtin – Tahiri: Procesi për Presidentin ka përfunduar, s’pranojmë më diskutime

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 7:05

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka thënë se mbledhja e Këshillit Drejtues të partisë është mbajtur sot pas katër muajsh, ndërsa mbledhjen e Kryesisë e kanë pasur dy javë më parë.

“Mbledhjet e Kryesisë mbahen të rregullta, edhe për qëndrimet edhe për pjesën tjetër, por Këshilli Drejtues është mbledhur pas më shumë se katër muajsh”.

Ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së është i qartë që për çështjen e Presidentit nuk do të komunikojnë më me Albin Kurtin.

“Qëndrimi jonë është i qartë që ne nuk do të bashkëpunojmë dhe nuk do të komunikojmë tutje me Albin Kurtin për çështjen e Presidentit”, ka thënë ai, duke shtuar tutje se “ky proces është i mbyllur”.

“Në asnjë formë nuk pranojmë që të diskutojmë tutje më për këtë çështje”, ka thënë Tahiri. /Dukagjini

Advertisement
Advertisement
Advertisement