Më 20.04.2026, rreth orës 12:20, nga Qendra Komunale e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë është raportuar se një mashkull 48-vjeçar ( B.H.) nga fshati Mushtisht është sjellë pa shenja jete, konfirmoi për Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se sipas mjekut kujdestar, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ushqimi. “Në ora 12:50 është konfirmuar vdekja”, konfirmoi Bytyqi.
Nga të dhënat fillestare, viktima ishte duke ngrënë në shtëpinë e tij kur i është përkeqësuar gjendja dhe ka humbur vetëdijen.
“Familjarët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në QKMF”, tha Bytyqi.
Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është në hetime.