Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka premtuar mbrojtësit të Real Madridit, Álvaro Carreras, një rol të rëndësishëm si yll në ekipin e tij sezonin e ardhshëm, sipas raportimeve.
“Topçinjtë” humbën 2-1 ndaj Manchester Cityt të dielën, duke e lejuar skuadrën e Pep Guardiolës të rikthehet në garën për titull, me Cityn tani vetëm tre pikë prapa dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Arsenali ende mund ta mbyllë sezonin me titullin e Premierligës dhe trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa Arteta synon të bëjë histori.
Pavarësisht se si përfundon sezoni, Arteta dhe drejtori sportiv Andrea Berta po planifikojnë tashmë për afatin kalimtar të verës, me një ide të qartë për përforcimet e nevojshme.
Raporte nga Spanja pretendojnë se Arteta i ka “premtuar” mbrojtësit të majtë të Real Madridit, Carreras, se ai “do të jetë ylli” i Arsenalit nëse largohet nga “Bernabéu” për në Londrën veriore.
Thuhet se Álvaro Arbeloa po “humb besimin” te lojtari spanjoll, pasi Ferland Mendy është bërë zgjedhja e parë në atë pozitë.
Një “ndryshim ambienti” mund të merret në konsideratë gjatë verës për Carreras, me Arsenalin që ka shprehur interes dhe me Artetan që thuhet se tashmë ka kontaktuar me të për t’i sugjeruar se do të kishte një rol më të madh në Londër sesa te Real Madridi.
Carreras u transferua te Reali gjatë verës së vitit 2025, për shumën e 50 milionë eurove nga Benfica./GazetaExpress/