Ish-presidentja, Vjosa Osmani, është duke vazhduar vizitat e saj nëpër qytete të ndryshme të Kosovë. Sot ajo ka vizituar qytetin e Lipjanit ku është takuar me qytetarë të shumtë.
Osmani ka thënë se lipjanasit i përcjellin zhvillimet politike dhe e dinë saktë se çfarë po ndodhë. Sipas Osmanit, Lipjani gjithmonë ka ditur të rreshtohet me të vërtetën.
“Lipjani sot kishte një energji të veçantë: entuziazëm, pozitivitet dhe diskutim i hapur e i sinqertë me gra e burra, të rinj e të moshuar bashkë, të cilët i përcjellin zhvillimet dhe e dinë saktë çfarë po ndodh.Lipjani e ka ditur gjithmonë të rreshtohet me të vërtetën!”, ka shkruar Osmani.