Barcelona po shpreson që të shtojë dy përforcime të mëdha në skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick gjatë merkatos së verës, me shpresën që ato përforcime të jenë Alessandro Bastoni dhe Julian Alvarez.
Po ashtu, Barcelona është shumë e interesuar që të gjejë një zëvendësues për Marcus Rashfordin, i cili nuk pritet që të vazhdojë në “Camp Nou” në mënyrë të përhershme.
Barcelona do të ishte e lumtur nëse Rashfordi rinënshkruan kontratën, por ajo po e konsideron edhe një huazim tjetër – diçka që Manchester Unitedi veçse e ka refuzuar.
Shkaku i kësaj, tashmë nuk pritet që ai të qëndrojë përtej kësaj vere në Barcelonës, dhe disa alternativa tanimë po konsiderohen.
Opsione të lira janë prioritet, si Ez Abde, Jan Virgili dhe Victor Munoz, por edhe një opsion si Bradle Barcola i Paris Saint-Germainit mund të konsiderohet.
Sipas “Sport”, PSG-ja mund të jetë i hapur për një shitje gjatë kësaj vere.
Liverpooli shihet si një nga kandidatët e mundshëm për të nënshkruar me Barcolën, situata e kontratës e të cilit në Paris ka ngritur shqetësime nëse do të vazhdojë në kryeqytetin francez përtej verës.
Por, në rast se Barcelona liron vend në hapësirën për paga, pas largimeve të mundshme të Robert Lewandowskit, Andreas Christensenit dhe Marc-Andre ter Stegenit, ajo shihet si një opsion për të nënshkruar me lojtarin e PSG-së, i cili që një kohë të gjatë pëlqehet nga drejtori sportiv, Deco.
Barcola është i vlerësuar në zyret e Barcelonës, por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për agjentin e tij, Moussa Sissoko, i cili ishte fajësuar për orkestrimin e largimit të Ousmane Dembeles nga “Camp Nou” më 2023.
Negociatat me të nuk do të jenë të lehta për Decon, por nëse ai dëshiron të gjejë një marrëveshje, është e nevojshme të bisedohet me të.
Është raportuar kohëve të fundit se 80 milionë euro janë të mjaftueshme për nënshkruar me Barcolan këtë verë./GazetaExpress/