Lamtumira e Silvas, Guardiola i tronditur: Nëse vazhdoj të flas, do të qaj - Gazeta Express
string(71) "lamtumira-e-silvas-guardiola-i-tronditur-nese-vazhdoj-te-flas-do-te-qaj"

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 14:52

Lamtumira e Silvas, Guardiola i tronditur: Nëse vazhdoj të flas, do të qaj

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 14:52

Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, duke e mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm 9-vjeçar me klubin anglez.

Lajmi e ka prekur thellë trajnerin Pep Guardiola, i cili nuk i ka fshehur emocionet në konferencë, përcjell “Gazeta Express”.

“Kur largohen lojtarë të tillë, largohet edhe një pjesë e imja.”

Trajneri spanjoll shkoi edhe më tej, duke treguar sa e vështirë është për të, të flasë për këtë moment.

“Nëse vazhdoj të flas për të, do të qaj.”

Guardiola e theksoi rëndësinë enorme që e ka pasur Silva në sukseset e Cityt.

“Do të jetë e vështirë ta imagjinosh këtë skuadër pa të. Ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për vite me radhë.”

Mesfushori portugez largohet si një nga figurat më të rëndësishme në historinë moderne të klubit, pasi ka fituar shumë trofe dhe ka qenë një nga lojtarët më të besuar të Guardiolës.

City tani përgatitet për një të ardhme pa një nga liderët kryesorë të dhomës së zhveshjes, ndërsa tifozët dhe klubi do t’ia japin një lamtumirë të denjë një lojtari që ka lënë gjurmë të thella në “Etihad”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement