Ashtu siç e paralajmëroi paraditen e sotme “Gazeta Express”, Arsim Abazi do t’i prijë ekipit të Ferizajt në vazhdim të kampionatit.
Klubi i Superligës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili pak ditë më parë u nda me Dinamon e Ferizajt.
Abazi do ta pasojë Nevil Deden e larguar nga ferizajasit me objektiv që t’ia sigurojë këtij ekipi mbijetesën dhe të shkojë në finale, pse jo edhe ta fitojë Kupën e Kosovës dhe njëherësh ta sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.
Ferizaj nuk gjendet në pozitë dhe aq komode në Superligë, prandaj Abazin e pret një punë aspak e lehtë në shtatë xhirot e fundit të sezonit. /Gazeta Express