Prokuroria ngre aktakuzë ndaj djalit që goditi me sëpatë babain e tij në Isniq të Deçanit - Gazeta Express
string(89) "prokuroria-ngre-aktakuze-ndaj-djalit-qe-goditi-me-sepate-babain-e-tij-ne-isniq-te-decanit"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 13:53

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj djalit që goditi me sëpatë babain e tij në Isniq të Deçanit

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 13:53

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.M, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri K.M më 5 shkurt 2026, rreth orës 17:59, në fshatin Isniq të Deçanit, pikërisht në shtëpinë  e tij, duke vepruar në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar, ka tentuar ta privoj nga jeta anëtarin e familjes, përkatësisht babain e tij, me të cilin fillimisht kishte mosmarrëveshje verbale mes tyre, e me pas  i pandehuri me sëpatë e godet të dëmtuarin në dorë dhe në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, ka njoftuar Prokuroria.

Advertisement
Advertisement
Advertisement