Julián Álvarez vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve, me një verë tjetër që pritet ta ketë sërish në qendër të vëmendjes.
Sulmuesi argjentinas, protagonist si në Spanjë ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, po e konfirmon nivelin e tij të lartë dhe po e tërheq interesin e shumë klubeve të mëdha, shkruan “Gazeta Express”.
Performancat e tij të vazhdueshme, si me klubin ashtu edhe me kombëtaren, e kanë kthyer Álvarezin në një profil shumë të kërkuar në “merkato”, duke bërë që emri i tij të jetë sërish në qendër të diskutimeve për verën e ardhshme.
Në horizont janë edhe kompeticione të rëndësishme si Botërori, që pritet ta rrisin edhe më shumë vlerën dhe interesimin për të, ndërsa klubi i tij synon ta mbajë si një nga pikat kyçe të projektit.
Megjithatë, interesimi i madh nga klubet elitare mund ta bëjë verën e ardhshme vendimtare për të ardhmen e tij, në një “pazar” që pritet të jetë i nxehtë dhe me Álvarezin si një nga protagonistët kryesorë. /Gazeta Express