Gjenden armë dhe rreth 400 fishekë në një shtëpi në Gjakovë - Gazeta Express
string(59) "gjenden-arme-dhe-rreth-400-fisheke-ne-nje-shtepi-ne-gjakove"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 9:27

Gjenden armë dhe rreth 400 fishekë në një shtëpi në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 9:27

Një person është arrestuar në fshatin Batushë të Gjakovës, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë.

Po ashtu, sipas policisë, është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, i cili ka deklaruar se armët janë të tij.

“Tek i dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë. Po ashtu është arrestuar edhe i dyshuari tjetër kosovar i cili ka deklaruar se armët janë të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement