Ymeri: Kurti është në situatë jo të favorshme - jo për shkak të rezultatit zgjedhor, por për shkak të kontrollit mbi institucionet kryesore - Gazeta Express
string(135) "ymeri-kurti-eshte-ne-situate-jo-te-favorshme-jo-per-shkak-te-rezultatit-zgjedhor-por-per-shkak-te-kontrollit-mbi-institucionet-kryesore"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 7:08

Ymeri: Kurti është në situatë jo të favorshme – jo për shkak të rezultatit zgjedhor, por për shkak të kontrollit mbi institucionet kryesore

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 7:08

Analisti politik, Visar Ymeri ka deklaruar se situata aktuale politike në vend është paradoksale, duke theksuar se për zgjedhje të reja më shumë ka folur pushteti sesa opozita.

Sipas tij, kjo situatë është e pazakontë, pasi zakonisht është opozita ajo që kërkon zgjedhje.

“Tash kemi qenë në situatë jashtëzakonisht paradoksale. Kemi qenë në situatë në të cilën më shumë për zgjedhje ka fol pushteti sesa opozita e që do të duhej të ishte e kundërta. Ai që e ka qeverinë, nuk ish dasht me fol për zgjedhje. Më shumë për zgjedhje ka fol Albin Kurti se të tjerët dhe vazhdon me sjelljet e tij”, është shprehur Ymeri në “VV Show”.

Ai shton se opozita po tregon më shumë gatishmëri për zgjedhje sesa për nënshtrim, siç thotë ai, përballë rrezikut të kapjes së institucioneve.

“Tash po shihet që opozita para se mu nënshtru është më e gatshme me shku në zgjedhje, në kuptimin e gatishmërisë me i rezistu kapjes së plotë të të gjitha institucioneve nga Kurti”.

“Kurti është në situatë jo të favorshme, jo për shkak të rezultatit zgjedhor, por për shkak të kontrollit mbi institucionet kryesore që i ka qeveria. Për të është e rëndësishme të ketë periudha kur drejton pa llogaridhënie”, ka deklaruar Ymeri.

“Një prej arsyeve pse unë mendoj që Kurti do të donte të shkonim në zgjedhje është që të mos harrojmë kurti është në situatë të pavafroshme, jo karshi rezultatit të mundshëm zgjedhor që mund të vije në zgjedhjet e qershorit por karshi kontrollit përmbi insitucionit kryesor që e ka qeveria, çka është më rëndësi buxheti. Kurti e ka të rëndësishme që me pas periudha kur ai drejton por pa llogaridhënie. Pra me një Kuvend jofunksional, nuk ka llogaridhënie në Kuvend”, tha ai më tej.

Advertisement
Advertisement
Advertisement