Sot pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se takimi do të zhvillohet në orën 11:00, pikërisht për çështjen e presidentit.
Ky takim vije pas dyjavësh, kur Kurti e Abdixhiku u takuan, por biseda rreth dyorëshe përfundoi pa rezultat konkret.
Përafrimet për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit aktualisht as nuk duken, mirëpo nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.
Arbër Rexhaj, nga kjo parti, deklaroi për KosovaPress, se java e ardhshme pritet të karakterizohet me takime më të shpeshta të Kurtit, duke theksuar nevojën që procesi të kalojë nga diskutimet e përgjithshme në propozime konkrete për emra.