Emocione për Mirin, finalisti takohet me prindërit, vajzën dhe bashkëshorten: S’kemi ndonjë letër divorci apo jo? - Gazeta Express
string(108) "emocione-per-mirin-finalisti-takohet-me-prinderit-vajzen-dhe-bashkeshorten-skemi-ndonje-leter-divorci-apo-jo"

TV/Film

Gazeta Express

19/04/2026 2:11

Emocione për Mirin, finalisti takohet me prindërit, vajzën dhe bashkëshorten: S’kemi ndonjë letër divorci apo jo?

TV/Film

Gazeta Express

19/04/2026 2:11

Finalisti i fundit që u surprizua ishte Miri, i cili u takua me familjarët dhe miqtë e tij.

Pasi pa klipin e rrugëtimit të tij të 120 ditëve, Miri tha: “Është tamam një film, tani që e pashë, më duket sikur ka ndodhur para 10 shekujsh, ndërkohë që jam ende duke e jetuar. Këtë ta bën kjo lojë, kjo garë. Emrin mund ta gjejmë si të duam ne. Besoj që gjithkush nga ne do të kishte fat shumë të madh ta provonte këtë ndjesi këtu. Kur erdhi momenti që do të isha këtu, e mendova gjatë dhe thashë: ‘A do jem unë i denjë që ta përjetoj atë situatë atje dhe të dal krenar nga kjo shtëpi?’. Mendoj se i kam bërë krenarë miqtë e mi jashtë, por edhe ata që nuk i njoh. I përulem të gjithëve”.

Më pas, në stilin e Bad Bunny në “Super Bowl”, Miri iu drejtua skenës ku e prisnin familjarët dhe miqtë e tij.

Pasi u takua me prindërit dhe vajzën, Miri u takua për herë të parë pas 120 ditësh me bashkëshorten e tij, ku nuk munguan puthjet dhe përqafimet.

“Nuk jam mërzitur fare me ty. Jam shumë krenare për ty. Na ke bërë të lumtur”, u shpreh partnerja e Mirit, më pas finalisti iu drejtua me batuta: “Pra jemi mirë. Nuk kemi ndonjë letër divorci (qesh)”.

“S’bëhet fjalë. Tani që ishe ti aty brenda, e kuptova çfarë është malli i vërtetë”, iu përgjigj bashkëshortja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement