Opinionistët në dhomën e rrëfimit -  Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço - Gazeta Express
string(91) "opinionistet-ne-dhomen-e-rrefimit-monika-kryemadhi-dhe-arber-hajdari-pyeten-nga-ledion-lico"

TV/Film

Gazeta Express

19/04/2026 1:16

Opinionistët në dhomën e rrëfimit –  Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço

TV/Film

Gazeta Express

19/04/2026 1:16

Një moment i veçantë ndodhi gjatë finales së Big Brother VIP 5.

Të dy opinionistët e këtij sezoni, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nëpërmjet dhomës së rrëfimit.

Të vendosur përballë njëri-tjetrit, ata iu përgjigjën disa pyetjeve nga Ledion Liço:

Biseda gjatë finales-

Ledion Liço: Mendimi i parë kur morët vesh që do jeni opinionistë bashkë…

Monika Kryemadhi: Ka të njëjtën ditëlindje me vajzën time të vogël. Kemi qenë komshinj te lagjja e vjetër. Të qenit opinionist me Arbrin ka qenë një mrekulli, sepse edhe kur bëja gabime, më jepte sinjale që: ‘Kujdes’.

Arbër Hajdari: Ka qenë lajmi më i bukur i asaj jave që kam marrë. E njoh karakterin e Monës. E dija që ajo do të ishte një person i veçantë për të ndarë studion.

Monika Kryemadhi: Ka kaluar më mirë me mua se të tjerët…

Ledion Liço: A do ta zëvendësosh ti Arbërin sezonin tjetër?

Monika Kryemadhi: Kurrë!

Ledion Liço: Nëse do t’i jepnit vetes një këshillë në datën 20 dhjetor, në datën kur nisëm rrugëtimin tonë, cili do të ishte?

Monika Kryemadhi: E para, të mësosh përmendësh rregullat e Big Brother.

Arbër Hajdari: Kujdesu më shumë për Monikën.

Ledion Liço: Nëse do të fitoje 100 mijë euro, çfarë do të bëje?

Monika Kryemadhi: Shtëpi nuk blej dot se nuk më lënë. Do t’ia jepja Arbër Hajdarit për azilin e pleqve dhe shtëpinë e fëmijëve që do të ndërtojë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement