Komuna e Prishtinës sot më 18 prill shënon Ditën e Dëshmorëve për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët që ranë për lirinë e vendit.
Kjo ditë do të përcillet me shumë aktivitete, ndërsa ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti dhe te varrezat e dëshmorëve.
Aktivitetet e Komunës së Prishtinës me rastin e 18 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës:
10:00 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve. (Velani, Prishtinë)
10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti. (Prishtinë)
10:35 – Dhurimi i gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”. (Prishtinë)
11:30 – Homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve. (Makovc, Prishtinë )
12:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve: Sharban, Rimanishtë, Barilevë, Bernicë e Epërme, Mramor, Stallovë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Canaj. (Prishtinë)
13:00 – Tubimi qendror tradicional “Epopeja e UÇK-së”. (Marec, Prishtinë)
17:00 – Akademi përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë)
11:00 U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, bën homazhe rek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
11:20 U.D. Presidentja Haxhiu bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (Velani, Prishtinë)
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...