Deputetja dhe këngëtarja ka dorëzuar deklarimin vjetor më 24 mars 2026, ku figurojnë edhe kreditë në Raiffeisen, kursimet në bankë dhe të hyrat nga “Edona Band SH.P.K.”
Këngëtarja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka dorëzuar deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë më 24 mars 2026, ndërsa si deputete është e emëruar që nga 19 prill 2025.
Në deklarim, te pasuritë e paluajtshme ajo ka deklaruar një banesë 139.48 metra katrorë (e blerë me kredi në vitin 2015) me vlerë 95,000 euro, si dhe një kat të shtëpisë 168 metra katrorë (i deklaruar si i trashëguar, vit përfitimi 2019) me vlerë 218,400 euro.

Te pasuritë e luajtshme mbi 3 mijë euro, Llalloshi ka deklaruar dy vetura Mercedes-Benz të blera me lizing në vitin 2023: njëra me vlerë 72,000 euro dhe tjetra 36,000 euro.
Sa i përket detyrimeve financiare, ajo ka deklaruar dy kredi në Raiffeisen Bank Kosovo për “nevoja familjare”: një me vlerë fillestare 26,000 euro (vlera e mbetur 12,695.74 euro) dhe një tjetër me vlerë fillestare 42,000 euro (vlera e mbetur 21,328.87 euro).

Në rubrikën e kursimeve, Llalloshi ka deklaruar mjete në banka, përfshirë edhe 10,703 euro të lidhura me veprimtarinë artistike/Edona Band SH.P.K., si dhe kursime të deklaruara për fëmijët (8,000.66 euro dhe 7,600.64 euro), të shënuara me prejardhje nga nëna.
Në deklarim figuron edhe biznesi “Edona Band SH.P.K.”, ku ajo ka deklaruar se zotëron 100% të aksioneve (vlerë e deklaruar 1,000 euro), ndërsa te të ardhurat vjetore ka deklaruar 10,476.74 euro pagë neto dhe 21,500 euro të hyra nga veprimtaria artistike përmes biznesit të saj.

Në dokument nuk ka të dhëna të deklaruara për letra me vlerë dhe kriptovaluta
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...