Një grua hedh 150 mijë euro nga ballkoni në Kinë, nis hetimi - Gazeta Express
string(59) "nje-grua-hedh-150-mije-euro-nga-ballkoni-ne-kine-nis-hetimi"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 12:25

Një grua hedh 150 mijë euro nga ballkoni në Kinë, nis hetimi

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 12:25

Autoritetet në provincën Guangdong të Kinës kanë nisur një hetim pas një incidenti të pazakontë, ku një grua dyshohet se ka hedhur nga dritarja e apartamentit të saj rreth 150 mijë euro në kartëmonedha.

Paratë ranë në rrugë dhe shkaktuan kaos, ndërsa kalimtarët u përpoqën t’i mblidhnin.

Menaxhmenti i ndërtesës ka konfirmuar se kartëmonedhat janë reale, por motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.

Sipas raportimeve jozyrtare, incidenti mund të lidhet me një konflikt familjar ose gjendje të rënduar emocionale të gruas.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë para të t’i kthejnë ato.

VIDEO

Advertisement
Advertisement
Advertisement