Kontroll në shtëpinë e ish kryetares së Tetovës, arrestohet djali i saj 16 vjeçar - Gazeta Express
string(80) "kontroll-ne-shtepine-e-ish-kryetares-se-tetoves-arrestohet-djali-i-saj-16-vjecar"

Maqedoni

Gazeta Express

17/04/2026 11:11

Kontroll në shtëpinë e ish kryetares së Tetovës, arrestohet djali i saj 16 vjeçar

Maqedoni

Gazeta Express

17/04/2026 11:11

Mbrëmjen e 16 prillit, policia ka privuar një 16-vjeçar nga Tetova ku pas bastisjes së lokalit që ai e kishte me qira, iu gjetën një sasi e konsiderueshme e drogës, shkruan TV21. Siç ka njoftuar policia, janë sekuestruar 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, një paketim me lëndë pluhuri të bardhë.

“Më datë 16.04.2026 në ora 22:05, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, të kryer me pëlqimin e pronarit, të cilin i mituri e shfrytëzonte me qira, janë gjetur dhe sekuestruar: 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, një paketim me lëndë pluhuri të bardhë.
I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe në prani të prindit me të do të zhvillohet bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement