Zgjedhja e presidentit, Haziri: LDK dhe VV janë në konsultime për një marrëveshje - Gazeta Express
string(79) "zgjedhja-e-presidentit-haziri-ldk-dhe-vv-jane-ne-konsultime-per-nje-marreveshje"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 10:45

Zgjedhja e presidentit, Haziri: LDK dhe VV janë në konsultime për një marrëveshje

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 10:45

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit se LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në konsultime për një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, qëllimi është arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt për të siguruar funksionalitet institucional, raporton Klankosova.

“Jemi në konsultime aktive, kryetari i LDK-së është duke punuar për t’i dhënë një mundësi marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së. Qëllimi ynë është që shteti të jetë funksional dhe të kemi organin më të lartë përfaqësues sa më shpejt. Jemi në 11 ditët e fundit dhe ky afat duhet të na obligojë që sa më shpejt t’i japim vendit një marrëveshje”, ka deklaruar Haziri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement