Gjenden eshtra në Negroc të Drenasit, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës - Gazeta Express
string(95) "gjenden-eshtra-ne-negroc-te-drenasit-dyshohet-se-i-perkasin-nje-personi-te-zhdukur-gjate-luftes"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 9:50

Gjenden eshtra në Negroc të Drenasit, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 9:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Negroc të Komunës së Drenasit, gjatë një aksioni gërmimi dhe eksumimi janë hasur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998/1999.

Sipas raportit policor, me 16.04.2026, njësitë përkatëse kanë realizuar veprimin hetimor në lokacionin e varrezave të dëshmorëve në këtë fshat.

Gjatë gërmimeve janë gjetur eshtra që dyshohet se i përkasin së paku një personi

Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore dhe identifikim.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Advertisement
Advertisement
Advertisement