Me datën 12.04.2026 rreth orës 13:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i “Vjedhjes së rëndë” në Xhaminë e fshatit Mirashë.
Njësitet reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ankuesin, “imamin e Xhamisë, i cili ka njoftuar se rreth orës 03:00 të së njëjtës ditë, një person i panjohur dhe i maskuar kishte hyrë në objekt, nga ku kishte vjedhur arkën e bamirësisë me një shumë të caktuar parash”, njofton policia.
Rasti është regjistruar nga kamerat e sigurisë, mirëpo gjatë largimit, “i dyshuari kishte dëmtuar kamerat me qëllim të asgjësimit të provave, duke shkaktuar edhe dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, më 16.04.2026, Njësia e Hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin J.H. (33 vjeç), i cili është shoqëruar në stacionin policor dhe në prani të avokatit mbrojtës, është intervistuar si i dyshuar, ku me autorizim të prokurorit të shtetit ka pranuar kryerjen e veprës penale”, konfirmon policia.
Gjithashtu, i dyshuari rezulton me urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore, dega në Lipjan.
Me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, konfirmoi PK.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...