Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se përfaqësuesja e Iranit do të marrë pjesë “pa asnjë dyshim” në Kupën e Botës 2026, pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm me Amerikën dhe Izraelin.
Ai theksoi se futbolli duhet të qëndrojë i ndarë nga politika dhe se pjesëmarrja e Iranit është e rëndësishme për vetë frymën e sportit.
Duke folur në një forum ndërkombëtar, Infantino u shpreh i sigurt se skuadra iraniane do të jetë pjesë e turneut, duke shtuar se shpreson që deri atëherë situata të jetë më e qetë.
Ai nënvizoi se lojtarët iranianë kanë dëshirë të garojnë dhe se FIFA synon të ndërtojë ura përmes futbollit, edhe në kohë tensionesh globale.
Megjithatë, pjesëmarrja e Iranit ka qenë në pikëpyetje për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe shqetësimeve për sigurinë, veçanërisht pasi disa zëra në SHBA kanë sugjeruar që ekipi të mos udhëtojë.
Pavarësisht kësaj, FIFA mbetet e vendosur që turneu të zhvillohet sipas planit dhe të përfshijë të gjitha ekipet e kualifikuara.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...