I arrestuari sot po kërkohej për vrasjen e para 4 vitesh në Lipjan - shëtiste me dokumente të falsifikuara - Gazeta Express
string(104) "i-arrestuari-sot-po-kerkohej-per-vrasjen-e-para-4-vitesh-ne-lipjan-shetiste-me-dokumente-te-falsifikuara"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 12:18

I arrestuari sot po kërkohej për vrasjen e para 4 vitesh në Lipjan – shëtiste me dokumente të falsifikuara

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 12:18

Sot, Prokuroria bëri të ditur se ka arrestuar M.G , i cili ishte në kërkim për vrasje të rëndë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.  

I dyshuari është Muhamet Gashi, i cili është arrestuar për vrasjen që ka ndodhur në vitin 2022 në qytetin e Lipjanit.

Në njoftim e Prokurorisë, është bërë e ditur edhe se tek i arrestuari janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi, përcjell Gazeta Express.

Po ashtu, pos tij, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement