Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës - Gazeta Express
string(91) "nenshkruhet-marreveshja-per-eliminimin-e-tatimit-te-dyfishte-ndermjet-kosoves-dhe-belgjikes"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 11:06

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 11:06

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Ministri i Financave i Belgjikës, Jan Jambon, kanë nënshkruar marrëveshjen për   Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në lidhje me Tatimet mbi të Ardhurat dhe Kapitalin, si dhe për Parandalimin e Evazionit dhe Shmangies Tatimore.

Në komunikatë thuhet edhe se, Murati ka theksuar që marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet.

‘’ Ndërkaq, Ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Në margjinat e Takimeve Pranverore në Washington DC, Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Zëvendëskryeministri e Ministri i Financave i Mbretërisë së Belgjikës, z. Jan Jambon, kanë nënshkruar marrëveshjen për   Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në lidhje me Tatimet mbi të Ardhurat dhe Kapitalin, si dhe për Parandalimin e Evazionit dhe Shmangies Tatimore.

Ministri Murati theksoi se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet. Ndërkaq, Ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës.

Kjo marrëveshje forcon tutje partneritetin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe dëshmon angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë kësaj jave, Ministri Murati po qëndron në Washington DC, ku po merr pjesë në Takimet Pranverore të organizuara nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement