Vrau prindërit e ish-partnerit, kufomat u gjetën të copëtuar në valixhe - 30 vite burg për shqiptaren - Gazeta Express
string(98) "vrau-prinderit-e-ish-partnerit-kufomat-u-gjeten-te-copetuar-ne-valixhe-30-vite-burg-per-shqiptaren"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 9:50

Vrau prindërit e ish-partnerit, kufomat u gjetën të copëtuar në valixhe – 30 vite burg për shqiptaren

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 9:50

Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar mbrëmjen e 15 prillit vendimin e dënimit me 30 vite burg për 42-vjeçaren shqiptare, Elona Kalesha, e cila vrau prindërit e ish partnerit të saj në Itali. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në Firence në vitin 2015, Sheptim dhe Teuta Pasho u zhdukën. Çifti kishte udhëtuar drejt Italisë në prag të lirimit nga burgu të djalit të tyre, i cili ishte në një lidhje me të pandehurën.

Pas mbërritjes, ata u zhdukën pa lënë gjurmë, ndërsa denoncimi për zhdukjen u bë nga vajzat e tyre.

Rasti mori një kthesë dramatike në dhjetor të vitit 2020, kur trupat e viktimave u gjetën të copëtuar brenda katër valixheve në një zonë rurale pranë burgut të Sollicciano.

Gjatë gjithë procesit gjyqësor, Kalesha ka mohuar akuzat, por hetimet e autoriteteve italiane e identifikuan si përgjegjësen kryesore për krimin. Sipas prokurorisë që drejtoi hetimet, dyshohet se ajo nuk ka vepruar e vetme, por bashkëpunëtori i mundshëm nuk është identifikuar asnjëherë.

Me vendimin e fundit të Gjykatës së Kasacionit, çështja konsiderohet e mbyllur në aspektin gjyqësor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement