Deliu e PDK’së: S’i frikësohemi zgjedhjeve, Kurti po e çon vendin drejt tyre - Gazeta Express
string(72) "deliu-e-pdkse-si-frikesohemi-zgjedhjeve-kurti-po-e-con-vendin-drejt-tyre"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 7:45

Deliu e PDK’së: S’i frikësohemi zgjedhjeve, Kurti po e çon vendin drejt tyre

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 7:45

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, deklaroi se subjekti i saj është i përgatitur për zgjedhje dhe nuk i shmanget një procesi të tillë

Ajo theksoi se brenda partisë pritet të mbahen takime të rëndësishme, duke theksuar se zgjedhjet nuk janë shmangur asnjëherë nga PDK.

“Po e them me plot përgjegjësi se PDK së shpejti do të ketë edhe takimin e Këshillit Drejtues… nuk i kemi eskivu zgjedhjet, as nuk jemi as sot t’u ik prej zgjedhjeve. Është përgjegjësi e z.Kurtit që me atë shumicë t’i jap vendit institucione të reja, prandaj ne kemi fol për kokëfortësinë e një njeriu që po do ta çojë vendin në zgjedhje sepse nuk po do të qeverisë”, tha Deliu.

Ajo shtoi se situata politike po shkon drejt një epilogu të tillë dhe se partia e saj tashmë është duke u përgatitur për këtë skenar. /KlanKosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement