U fut në shkollë dhe qëlloi me armë duke lënë pas 9 viktima, autori djalë i një ish-oficeri policie në Turqi! Dyshimet rreth vdekjes së vetë 14-vjeçarit - Gazeta Express
string(150) "u-fut-ne-shkolle-dhe-qelloi-me-arme-duke-lene-pas-9-viktima-autori-djale-i-nje-ish-oficeri-policie-ne-turqi-dyshimet-rreth-vdekjes-se-vete-14-vjecarit"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 18:40

U fut në shkollë dhe qëlloi me armë duke lënë pas 9 viktima, autori djalë i një ish-oficeri policie në Turqi! Dyshimet rreth vdekjes së vetë 14-vjeçarit

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 18:40

Nëntë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur në një sulm me armë që ndodhi në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaraş të Turqisë, mesditën e sotme.

Sipas mediave turke, autori i sulmit, 14-vjeçari Isa Aras Mersinli, i cili ishte gjithashtu nxënës në këtë shkollë dhe i dha fund jetës së tij, mësohet se është djali i një ish-polici, shtetasit Ugur Mersinli, i cili është arrestuar pas ngjarjes.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Çiftçi, bëri të ditur se shkolla funksiononte me dy turne dhe se sulmi ndodhi në momentin kur nxënësit e turnit të paradites po largoheshin.

Sipas tij, 14-vjeçari hyri në dy klasa mësimore duke mbajtur armë që i kishte marrë nga shtëpia dhe hapi zjarr pa dallim.

Nga të shtënat humbën jetën nëntë persona, tetë prej të cilëve nxënës dhe një mësues, ndërsa 13 të tjerë u plagosën. Nga të plagosurit, gjashtë ndodhen në terapi intensive, me tre prej tyre në gjendje kritike.

Nga ana tjetër, guvernatori i provincës, Mukerrem Ünlüer, sqaroi se ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo nëse autori është qëlluar gjatë kaosit.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas një tjetër sulmi me armë në një shkollë në Siverek të Şanlıurfa-s, duke rritur shqetësimet për sigurinë në institucionet arsimore.

Hetimet e autoriteteve vijojnë me intensitet të plotë për të zbardhur rrethanat e sulmit. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement