Besnik Tahiri: Kurti nuk e fton Haradinajn për çështjen e presidentit sepse e di pozicionin tonë - Gazeta Express
string(95) "besnik-tahiri-kurti-nuk-e-fton-haradinajn-per-ceshtjen-e-presidentit-sepse-e-di-pozicionin-tone"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 17:55

Besnik Tahiri: Kurti nuk e fton Haradinajn për çështjen e presidentit sepse e di pozicionin tonë

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 17:55

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur edhe për arsyen e mundshme pse kryeministri Albin Kurit nuk po e fton Ramush Haradinajt në diskutimet për gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin.

Tahiri ka thënë se Kurti e di pozicionin e AAK-së dhe se partia që drejton Haradinaj nuk bëhet pjesë e spektaklit politik që synon konsumimin e opozitës.

Sipas deputetit të AAK-së, takimet një me një, nuk kanë synim për të gjetur zgjidhje

“Arsyet nuk i di, as nuk i kam dëgjuar. Por ajo që e shoh, një nga arsyet mundet me qenë që ai e din pozicionin tonë. Ne s’do të bëhemi në asnjë moment pjesë e një spektakli politik me e konsumu opozitën. Takimet 1me1 kurrë s’kanë pas synim me ia dhanë Kosovës një president unifikues”, ka thënë Tahiri

Advertisement
Advertisement
Advertisement