Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas sulmit në shkollë që la katër të vdekur - Gazeta Express
string(97) "pamje-dramatike-ne-turqi-nxenesit-hidhen-nga-dritaret-pas-sulmit-ne-shkolle-qe-la-kater-te-vdekur"

Gazeta Express

15/04/2026 16:38

Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas sulmit në shkollë që la katër të vdekur

Gazeta Express

15/04/2026 16:38

Të paktën katër persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë në jug të Turqisë, tha guvernatori lokal.

BBC raporton se incidenti ndodhi në shkollën e mesme “Ayser Calik” në zonën Kahramanmarash.

Nuk ende asnjë konfirmim zyrtar se kush është vrarë dhe çfarë i ka ndodhur sulmuesit.

Ky sulm vjen një ditë pasi 16 persona u plagosën pasi një ish-nxënës hapi zjarr në një shkollë tjetër të mesme, gjithashtu në jug të vendit, përpara se të vriste veten.

Motivi i sulmit të së mërkurës nuk dihet ende, derisa hetimet kanë nisur.

Mediat turke raportojnë se sulmuesi hyri në dy klasa dhe kishte me vete pesë armë dhe shtatë karikatorë, të cilët dyshohet se i përkisnin babait të tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement