Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Kina është pajtuar për të mos i dërguar më armë Iranit.
Trump ka thënë se Kina është e lumtur që SHBA po e hapë përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit.
“Kina është shumë e lumtur që unë po e hap përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit. Po e bëj këtë edhe për ta – Dhe për botën. Kjo situatë nuk do të ndodhë më kurrë. Ata kanë rënë dakord të mos i dërgojnë armë Iranit…” , ka shkruar Trump
Trump ka thënë se presidenti kinez Xi Jinping do t’i japë një përaqfim të fortë kur do të takohen pas disa javësh në Pekin.