Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar pamje nga rrëzini i një ndërtimi pa leje në fshatin Butovc.
“Rrënimi i ndërtimit pa leje në Butovc”, shkroi ai mbi një video të publikuar në Facebook.
Të dielën Rama paralajmëroi rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje.
“Të gjitha ndërtimet pa leje do të rrënohen.
Ju keni mundësinë që, brenda afatit paralajmërues të dhënë nga Inspeksioni i Komunës, t’i demoloni vetë këto ndërtime dhe të tërhiqni materialet tuaja, si rasti këtu
Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shmangur pasoja të mëtejshme dhe për të kontribuar në një qytet më të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë
”, shkroi ai në një postim në Facebook.