Osmani flet në TED Talk në Kanada: Kosova si shembull i mbrojtjes së demokracisë dhe të vërtetës - Gazeta Express
string(95) "osmani-flet-ne-ted-talk-ne-kanada-kosova-si-shembull-i-mbrojtjes-se-demokracise-dhe-te-vertetes"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 7:00

Osmani flet në TED Talk në Kanada: Kosova si shembull i mbrojtjes së demokracisë dhe të vërtetës

Lajme

Gazeta Express

15/04/2026 7:00

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë si folëse kryesore në një nga eventet e TED Talk në Vancouver të Kanadasë.

Osmani e ka cilësuar TED Talk si një hapësirë të rrallë ku idetë nuk mbeten vetëm mendime, por shndërrohen në nxitje për veprim.

“Është privilegj të jem në Vancouver të Kanadasë, e ftuar si një nga folëset kryesore, ku do të flas se si historia e Kosovës tregon se kur mbrojmë të vërtetën, demokracinë dhe humanizmin çdo ditë, edhe vendet e vogla mund të frymëzojnë ndryshim të madh e për të mirë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike dhe rolin që, sipas saj, mund të kenë vendet e vogla në nxitjen e ndryshimeve pozitive globale përmes angazhimit të vazhdueshëm në të vërtetën dhe humanizmin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement