Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka deklaruar se as Lidhja Demokratike e Kosovës dhe as Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë qasje serioze ndaj çështjes së zgjedhjes së presidentit.
I pyetur se me cilën nga partitë opozitare është më afër VV-ja për këtë proces, Dugolli duke qeshur tha se nuk ka afërsi me asnjërën prej tyre.
“Si duket me asnjërën, asnjëra s’e ka përnjëmend”, për çka analistit Blerim Canaj i replikoi duke thënë se ”asnjëra nuk e keni përnjëmend”. Tutje Dugolli vazhdoi duke thënë ”Shtrohet pyetja pse nuk e kemi përnjëmend”. /rtv21