Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në kuadër të ushtrimit të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor për mbikëqyrje parlamentare, realizoi dje një vizitë pune në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
“Kjo vizitë shënon të parën për komisionin në kuadër të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kishte karakter njoftues, me qëllim të njohjes së drejtpërdrejtë me funksionimin dhe aktivitetet e AKI-së”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se gjatë takimit, drejtori, zëvendësdrejtori dhe inspektori i përgjithshëm i AKI-së informuan anëtarët e komisionit lidhur me realizimin e mandatit të tyre ligjor, sfidat aktuale, si dhe prioritetet në fushën e sigurisë së përgjithshme të Republikës së Kosovës.