Osmani: Serbia e përdori si mjet lufte dhunën seksuale, zëri i të mbijetuarave zë i ndërgjegjes e thirrjes për drejtësi para botës - Gazeta Express
string(128) "osmani-serbia-e-perdori-si-mjet-lufte-dhunen-seksuale-zeri-i-te-mbijetuarave-ze-i-ndergjegjes-e-thirrjes-per-drejtesi-para-botes"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 17:12

Osmani: Serbia e përdori si mjet lufte dhunën seksuale, zëri i të mbijetuarave zë i ndërgjegjes e thirrjes për drejtësi para botës

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 17:12

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se në çdo 14 prill, zëri i të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë bëhet zë i ndërgjegjes kombëtare dhe thirrje për drejtësi para botës.

Osmani ka thënë se më 14 prill nderohen gra e burra, të cilët mbajnë në vete dhimbjen e thellë por mbi të gjitha edhe forcën për ta nxjerrë të vërtetën në dritë.

Ajo ka shkruar se gjatë luftës së fundit në Kosovë, regjimi i Millosheviqit e kishte përdorur dhunën seksuale si një mjet lufte dhe se kjo gjë dokumentohet nga vetë zërat e të mbijetuarve.

“Gjatë luftës në Kosovë, dhuna seksuale u përdor si instrument lufte nga Serbia. Ky fakt është i dokumentuar nga dëshmi të panumërta dhe nga vetë zërat e të mbijetuarave që vazhdojnë të flasin me guxim. Kjo e vërtetë kërkon drejtësi dhe përgjegjësi ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

 Si çdo 14 prill, zëri i të mbijetuarave bëhet zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare dhe thirrje për drejtësi para botës.

Nderojmë mijëra gra dhe burra që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ata mbajnë në vete dhimbje të thellë, por mbi të gjitha mbajnë forcën që e ka bërë të mundur që e vërteta të dalë në dritë.

Zëri i tyre sot dëgjohet në institucionet tona, në çdo cep të Republikës dhe në skenën ndërkombëtare. Ky zë është ngritur përmes fjalëve të tyre, përmes guximit të tyre dhe përmes përkushtimit tonë të përbashkët për drejtësi.

Përgjatë mandatit si Presidente, e paraprakisht si Kryetare e Kuvendit e deputete, kam qenë pranë tyre në çdo hap. Nga përkrahja konkrete për iniciativat e tyre, tek përfshirja e drejtpërdrejtë e të mbijetuarave në institucionet tona kur emërova ato si të deleguara të posaqme të Presidentes, kjo kauzë ka marrë vendin që meriton në agjendën shtetërore e ndërkombëtare.

Së bashku kemi shkuar në Parlamentin Evropian, në Kombet e Bashkuara dhe në forume të tjera ndërkombëtare, që bota ta dëgjojë të vërtetën nga vetë ato që e kanë përjetuar. Përballë përpjekjeve të Serbisë për ta shtrembëruar historinë, e vërteta e Kosovës qëndroi e fortë dhe e qartë.

Gjatë luftës në Kosovë, dhuna seksuale u përdor si instrument lufte nga Serbia. Ky fakt është i dokumentuar nga dëshmi të panumërta dhe nga vetë zërat e të mbijetuarave që vazhdojnë të flasin me guxim. Kjo e vërtetë kërkon drejtësi dhe përgjegjësi ndërkombëtare.

Sot, ne qëndrojmë me të mbijetuarat tona.

Me dinjitetin e tyre.

Me të vërtetën.

Me vendosmërinë tonë që kjo histori të dëgjohet në çdo platformë ndërkombëtare.

Kosova flet me zërin e tyre.

Dhe drejtësia mund të vonojë, por një ditë do ta dëgjojë këtë zë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement