Qeveria e Kosovës njoftoi se ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vetëm një projektligj, atë për energjinë elektrike.
Qeveria tha se Projektligji për Energjinë Elektrike ka për qëllim “përcaktimin e rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, për të garantuar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike, me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke adresuar njëkohësisht caqet klimatike të vendit”.