Konjufca me vërejtje për Shqipërinë: Le t'ia fillojmë bashkimit duke bashkorganizuar Samitin për Diasporën - Gazeta Express
string(104) "konjufca-me-verejtje-per-shqiperine-le-tia-fillojme-bashkimit-duke-bashkorganizuar-samitin-per-diasporen"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 14:41

Konjufca me vërejtje për Shqipërinë: Le t’ia fillojmë bashkimit duke bashkorganizuar Samitin për Diasporën

Lajme

Gazeta Express

14/04/2026 14:41

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca kërkoi përfshirjen e Kosovës në organizimin e Samitit të Diasporës në Tiranë.

Atje, Konjufca nisi fjalën e tij duke folur për bashkimin.

“Bashkimi është i shumë dimensioneve. Prej shumë perspektivave mund të flasim për bashkimin, por unë kisha me thënë që le t’ia fillojmë bashkimit nga bashkimi i bashkorganizimit të këtij samiti, së pari”, tha ai.

Konjufca tha se Shqipëria ka bërë “punë të mirë” me këtë samit, por përfshirja e Kosovës dhe shqiptarëve të tjerë do t’i bënte më mirë atij.

“Është bërë një punë e mirë. Ne kemi qenë gjithmonë pjesëmarrës në këtë samit, por mendoj që herave të tjera, kur ta bashkorganizojmë këtë samit, nuk do të ishte keq që Kosova, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të gjitha trojeve shqiptare të jenë në këshillin e organizimit të këtij samiti. Mendoj që do t’i bënte edhe më mirë samitit”, tha ai.

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili foli paraprakisht, kërkoi një qasje të përbashkët e të harmonizuar, ndërsa paralajmëroi ndërtimin e një strategjie për diasporën 2026-2030.

Advertisement
Advertisement
Advertisement